Site icon Telegrafi

OpenAl lanson Appstore të personalizuar me versionet e reja të ChatGPT

OpenAl ka lansuar një aplikacion të personalizuar Appstore, ku përdoruesit mund të krijojnë vetë GTP-të varësisht prej asaj se çfarë kërkojnë nga chatbot-i i Inteligjencës Artificiale (Al).

“Ne po zhvillojmë Appstore për GPT, për t’iu ndihmuar të gjeni versione të dobishme të asaj se çfarë ju kërkoni”, tha OpenAl, duke theksuar se tashmë GPT-të e krijuara mund të përdoren për fusha të ndryshme të ndara specifike, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se, zhvilluesit e Appstore do të paguhen në bazë të angazhimit të përdoruesve, dhe se sa përditësimi i ri do të jetë i dobishëm për njerëzit.

“GPT-të janë një mënyrë e re për këdo që dëshiron të jetë i dobishëm në jetën e përditshme, në detyra specifike, punë ose shtëpi”, tha kompania.

Deri më tash janë krijuar më shumë se 3 milionë GPT nga vetë përdoruesit, pasi ndërtimi i tyre është i thjeshtë dhe nuk kërkon ndonjë aftësi kodimi.

Ky funksion ishte paralajmëruar kohë më parë nga shefi ekzekutiv i OpenAl, Sam Altman, por prezantimi i tij u vonua për shkak të largimit të përkohshëm të Altman nga kompania. /Telegrafi/

Exit mobile version