Para katër vitesh, kompania Opel kishte bërë të ditur se do të lansojë një SUV, por nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë.
Që atëherë është përfolur shumë se si do të duket kjo veturë, kur do të lansohet apo çfarë ka nën kapak, transmeton Telegrafi.
Por, së fundmi janë publikuar disa fotografi, që tregojnë pamjen që do ta ketë Crossland X.
Fillimisht kjo makinë do të dalë në shitje në Evropë, për të vazhduar më pas edhe në vende tjera, por nuk është specifikuar kur.
Në bazë të pamjeve shihet se është një makinë familjare dhe sportive, që është e lartë dhe i përballon edhe terrenet e vështira.
Modeli i punuar me shumë kujdes ka bazën e Peugeot 2008 dhe C3 Picasso. /Telegrafi/