Telegrafi

Opeli mbyll fabrikën në Antverpë

Shefi i Opelit, Nick Reilly tha, se drejtuesit e koncernit janë të vetëdijshëm për pasojat e këtij vendimi për të punësuarit në Antverpë dhe familjet e tyre.

Prodhimi është planifikuar të ndërpritet muajt e ardhshëm. Në fabrikën me më shumë se 2.300 të punësuar aktualisht prodhohet modeli Opel – Astra.

Njoftimi për mbylljen e fabrikës në Antverpë nuk erdhi papritur. Plani i riorganizimit të kompanisë parashikon shkurtimin gjatë këtij viti të më shumë 8.300 vendeve të punës në Evropë nga gjithsej 48.000.

Shkurtimet do të bëhen kryesisht në Gjermani dhe Belgjikë. /DW/