Telegrafi

Opel shkurton mbi 10 mijë vende të punës

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung", e cila i referohet një zëdhënësi të aksionerit të ardhshëm kryesor të Opelit, Magna, njofton se do të shkurtohen 10.500 vende pune, prej të cilave 4.500 në Gjermani.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Karl-Theodor zu Guttenberg, tha për gazetën "Bild am Sonntag", se shifrat e përmendura deri tani kishin të bënin vetëm me volumin e prodhimit dhe se shkurtimet e mëtejshme në administratë janë të mundshme.

Qeveria gjermane, sipas njoftimeve të medieve, pret që pas Belgjikës, edhe shtete të tjera anëtare të BE-së, ku gjenden fabrika të Opelit, të ankohen kundër subvencioneve gjermane. /dw/