Telegrafi

Opel nuk shitet?

Revista "Der Spiegel" dhe "Auto-Bild" kanë njoftuar se koncerni mëmë i Opel-it, General Motors është duke menduar sërish për shitjen e Opel-it. Për menaxherët e Detroitit, rehabilitimi nuk është duke u bërë aq shpejt sa duhet. Ndërkohë Opel është duke marrë sërish vendin që ka patur në treg, nëpërmjet modeleve të reja.

GM nuk i ka konfirmuar njoftimet, por as i ka hedhur poshtë. Një zëdhënës i firmës, tha se spekulimet e medieve nuk komentohen. Si blerës të mundshëm janë përmendur investitorët kinezë dhe konkurenti, Volkswagen. /Telegrafi/