Telegrafi

OPEK-u pret që nafta në vitin 2009 të kushtojë mbi 110 dollarë

"Në studimin që e kemi shqyrtuar në takimin e fundit të OPEK-ut vlerësohet se çmimet do të mbeten mbi 110 dollarë për barel", tha Çiriboga në një intervistë për Televizionin e Ekuadorit.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në nëntor mbrëmë në Bursën në Nju-Jork është shitur për 93,88 dollarë për barel, deri sa çmimi i "brentit" evropian nga Deti Verior gjatë mbylljes së Bursës së Londër ishte 90,25 dollarë për barel.

Këto vlera janë për mbi 35 për qind më të ulta nga çmimet rekorde prej mbi 147 dollarë për barel, sa kushtonte energjensi në fillim të korrikut. /MIA/