Telegrafi

OPEK-u e zvogëlon prodhimin ditor të naftës për dy milionë barelë rekorde

"Arritëm konsensus për zvogëlim prej dy milionë barel në ditë", u deklaroi Nuaimi gazetarëve nga takimi i OPEK-ut në Oran.

Ky shkurtim i prodhimit ditor të OPEK-ut do të jetë më i madhi në ekzistimin e tij, ndërsa mund të kombinohet edhe me reduktimet në vendet të cilat nuk janë anëtare të OPEK-ut, si Rusia dhe Azerbejxhani të cilat paralajmëruan zvogëlim prej 600.000 barelë në ditë, që në fund do të thotë 2,6 milionë barelë naftë në ditë më pak në tregun botëror.

Ministrat e OPEK-ut e konvokuan takimin në Oran që të ndërmarrin aksion kundër zvogëlimit të vazhdueshëm të çmimit të naftës, i cili tani është 70 për qind nga çmimi i saj më i lartë prej 147 dollarë për barel në qershor të këtij viti, thekson AFP-ja.