Telegrafi

OPEK-u do të ruajë kuotat e prodhimit

“OPEK-u do të marre në konsideratë situatën e ekonomisë botërore. Nëse deri atëherë ekonomia do të forcohet kjo është një gjë e mirë dhe do të ishte në favor të vendimit për të mos ndryshuar kuotat”, deklaroi Khelil ne Algjer.

“Nëse çmimet mbeten në këtë nivel (50 dollarë) ose pak me poshtë këtij pragu, mendoj se është një gjë e mirë sepse nuk duhet harruar se ekonomia botërore është në rënie”, shtoi ai.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës që siguron 40 për qind të arit të zi ne rang botëror, ruajti me 15 mars objektivin e tij, për një tavan prodhimi prej 24,84 milionë fuçish në ditë. /Telegrafi/tch/