Telegrafi

OPEK thërret seancë të jashtëzakonshme

Takimi do të duhej të mbahet në Vjenë më 18 nëntor, një muaj para takimit të rregullt të OPEK-ut.

Takimi thirret për shkak të pakënaqësisë së disa anëtareve të OPEK-ut nga rënia e madhe e çmimit të arit të zi, të shkaktuar nga konsumi i zvogëluar përkundër ofertës dhe rezervave të mëdha.

Çmimet e naftës në këtë moment janë për rreth 40 për qind më të ulta sesa në qershor të këtij viti, kur një fuçi e naftës shitej për 142,27 dollarë.