Telegrafi

OPEK redukton prodhimin e naftës

Pas një takimi të jashtëzakonshëm të premten në Vjenë, ministrat e OPEK-ut kanë pohuar se janë pajtuar, që duke filluar nga muaji i ardhshëm do të reduktojnë prodhimin për 1.5 milion fuçi në ditë.

Në një deklaratë për media, OPEK ka bërë të ditur se çmimet kanë parë një kolaps dramatik në shpejtësi dhe shkallë të paparë.

Megjithatë, edhe pas njoftimit të sotëm çmimi i naftës në Nju Jork ka rënë duke u shitur një fuçi për vetëm 65 dollarë.

Çmimi i naftës ka rënë më shumë se 50 për qind, që nga koha kur arriti rekordin e ngritjes në 147 dollarë për një fuçi në muajin korrik.

Sipas analistëve, aryseja për uljen e çmimeve të naftës është frika se recesioni global ekonomik do të rezultojë me pakësimin e konsumimit të energensit.Në krahasim memmuajin korrik, kurs nafta arriti çmimin rekord prej mbi 147 dollarë për barel, tani ajo është më e lirë për thuajse 60 për qind.

OPEK-u, anëtare të të cilës janë Algjeria, Angola, Ekuadori, Venecuela, Irani, Iraku, Katari, Libia, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, kënaq 40 për qind nga nevojat botërore për naftë. Kuota e tanishme për prodhim të naftës në kuartelin shënon 28,8 milion barel në ditë.