Telegrafi

OPEK paralajmëron tjetër shkurtim të prodhimit të naftës

Lajmi është bërë i ditur sot nga Ministri iranian i naftës Hussain al-Shahristani.

Siç raportojnë mediat e huaja deri me tani reduktimet e prodhimet të naftës nga ana e OPEK-ut kanë dështuar për të ndaluar rënien e çmimit të naftës që nga muaji korrik i vitit të kaluar.

Kjo rënie e çmimit të naftës ka goditur veçanërisht Irakun, vend ky i cili varet nga të ardhurat e naftës për rreth 95 për qind. Si pasojë e kësaj krize qeveria iraniane u detyrua të zvogëlojë projekt-buxhetin e vet për vitin 2009 nga 80 miliard në 64 miliard dollarë.

"Viti 2009 do të jetë një vit i vështirë në gjithë botën dhe do të reflektohet edhe në kërkesën për naftë gjë që do të shkaktojë edhe rënien e çmimit të naftës", ka deklaruar al-Shahristani në një simpozium për zhvillimin e Irakut në industrinë e naftës dhe gazit të mbajtur në Bagdad.

Ai shtoi se, gjatë muajit mars, OPEK do të mblidhet dhe do të ketë një vendim për shkurtim tjetër të prodhimit të naftës.

"Ne besojmë se e çmimi duhet të jetë jo më pak se 70 dollarë për një fuçi".

Ndryshe Irak është anëtar i OPEK-ut Organizatës por nuk është e angazhuar në kuotat e prodhimit të vet për shkak të luftës. Vendi është duke prodhuar më pak se potenciali që ka.

OPEK-u, anëtare të të cilës janë Algjeria, Angola, Ekuadori, Venecuela, Irani, Iraku, Katari, Libia, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, kënaq 40 për qind nga nevojat botërore për naftë. /Telegrafi/