Telegrafi

OPEK paralajmëron rritje të mëtutjeshme të çmimit të naftës

“Çmimi i naftës do të vazhdojë të rritet “, tha presidenti i OPEK-ut dhe ministri algjerian i Energjetikës, Shakib Khelil, në një intervistë të dhënë për të përditshmen algjeriane "Algeri News".

Khelil ka theksuar se ”si prodhues mendojmë që oferta aktuale e naftës në treg është e mjaftueshme. “ Ai justifikoi 60% të rritjes së çmimit të naftës me rënien e vlerës të monedhës amerikane dollari dhe me problemet gjeopolitike dhe 40% me futjen e bioetanolit në treg.