Telegrafi

OPEK do të ulë prodhimin e naftës

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i OPEK-ut, ministri algjerian i Energjisë, Chakib Khelil.

"Vendet anëtare të OPEK-ut kanë arritur unanimitet sa i përket pakësimit të sasisë sëprodhimit të naftës bruto në mbledhjen që pritët të mbahet me 17 dhjetor".

Kheil po ashtu u bëri thirrje vendeve joanëtare të OPEK-ut, di Rusia etj. që të përkrahin masat e OPEK-ut mbi stabilitetin e çmimit të naftës.

Ndryshe vendet anëtare të OPEK-ut vendosën të zhvillojnë më 17 dhjetor një mbledhje të posaçme në rang ministrash në qytetin Oran, në perëndim të Algjerise për të diskutuar situatën e tregut ndërkombëtar të naftës bruto dhe do të vendosin politikat e reja mbi prodhimin.

OPEK-u, anëtare të të cilës janë Algjeria, Angola, Ekuadori, Venecuela, Irani, Iraku, Katari, Libia, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, kënaq 40 për qind nga nevojat botërore për naftë.