Telegrafi

OPEC, tani fitimet llogariten me biliona

Tani fitimet nga eksportet e naftës, për shkak të çmimeve super të shtrenjta, llogariten me biliona.

Kjo është një shumë dyfish më e lartë se një vit më parë.

Krahasuar vetëm me një muaj më parë OPEC-u ka fituar 73 miliard dollarë më  shumë. Ndërsa duke krahasuar këtë tremujor me tremujorin e parë të vitit fitimet janë çerek bilion dollarë më shumë, apo 250 miliardë dollarë.

Nafta në fillim të javës së kaluar ka arritur çmimin rekord prej 146.5 dollarë për barel.

OPEK-u më herët ka pasur fitimin prej 671 miliard dollarë në vit, fitim të cilin e kanë arritur që gjysmën e parë të këtij viti, kanë theksuar ekspertët.

Ata vlerësojnë se fitimi i OPEK-ut nga eksporti i naftës vitin e ardhshëm do të rritet në 1.32 bilion dollarë.

Nga 645 miliard dollarë,të cilat i ka fituar OPEK-u në fillim gjysmës së parë të këtij viti pothuajse një të tretën e ka realizuar Arabia Saudite, fitimet e së cilës ishin 192 miliard dollarë nga shitja e naftës domethënë  vetëm dy miliard dollarë më pak se sesa fitimet gjatë gjithë 2007.

Fitimet e Irakut në gjysmën e parë të këtij viti, vlerësohet të jenë 39 miliardë dollarë,  1 miliard dollarë më shumë se për gjthë vitin 2007.