Telegrafi

OPEC rrit prodhimin e naftës

Në raportin e përmuajshëm organizatat e vendeve eksportuese të naftës, thotë se në muajin janar prodhimi u rrit me 400 mijë fuçi në ditë, në totalin e 29.72 milionë fuçi në ditë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar i prodhimit që nga Dhjetori i vitit 2008, kur OPEC vendosi të ulë kuotat për të rritur çmimin e naftës që në ato momente arriti në 35 dollarë për fuçi.

Rritja e qëndrueshme e çmimeve të lëndëve të para dhe në veçanti e naftës bruto ka rritur shqetësimet në vendet konsumatore se rritja e kostos së energjisë do të japë efekte në nivelin e inflacionit dhe do të dëmtojë masën e përshpejtimit të ekspansionit të ekonomisë.

OPEC është një organizatë ku Arabia Saudite është pjesëtari më i rëndësishëm dhe burimi i vetëm i furnizimit imediat në raste të tilla, të regjistruara edhe përgjatë vitit të kaluar.

Kreu i Divizionit të Agjencisë për Naftën dhe Tregjet David Fyfe tha për Reuters se “fakti që çmimi i naftës ka kaluar nga 75 dollarë për fuçi në Shtator në 95 dollarë për fuçi, do të thotë se në tregun fizik ka një reduktim të ndjeshëm të furnizimit me naftë. Në raportin e kësaj jave Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, tha se në këtë vit konsumi i naftës do jetë 90 milionë fuçi në ditë. /Telegrafi/