Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po has vështirësi në rritjen e prodhimit të naftës, ndërkohë që zgjerimi i Arabisë Saudite në treg po kufizohet nga rëniet në Iran, Venezuelë dhe Angola.
OPEC dhe vendet aleate ranë dakord në muajin qershor për të rritur ofertën në treg, ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i bëri thirrje prodhuesve që të kompensojnë mungesën e Iranit dhe të ulin çmimet.
OPEC ka bërë të ditur se do ta arrijë objektivin, megjithatë nuk ka dhënë një afat kohor.
Dokumenti i përgatitur për takimin e kësaj jave, tregoi se anëtarët e OPEC-ut, në muajin shtator kanë nxjerrur 428 mijë fuçi nafte shtesë. /Telegrafi/