Telegrafi

OPEC do vazhdojë të ulë prodhimin e naftës

Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror iranian, që citoi ministrin vendas të naftës. Gholamhossein Nozari tha se Irani mund të ulë prodhimin me 199 mijë fuçi në ditë, duke qenë në një linjë me vendimin e OPEC-ut, për ta ulur atë me 1,5 milionë nga 1 nëntori.

Çmimet e naftës pësuan një ulje drastike nga shifra rekord që arritën në muajin korrik, në 147 dollarë për fuçi.

Aktualisht çmimi është 67 dollarë për fuçi. Ulja e prodhimit të naftës do të vazhdojë deri në arritjen e stabilitetit në tregun e karburanteve.