Telegrafi

OPEC deklaron se ka mbifurnizim me naftë

Atje u diskutua për rënien e mprehtë të çmimeve të naftës pasi këto kishin arritur pikun e tyre me më shumë se 147 dollarë për fuçi në korrik.

OPEC ka vendosur të kthehet te tavani i prodhimit të rënë dakord në shtator të vitit të kaluar dhe t’i përmbahet këtyre niveleve.

Në muajt e fundit, disa anëtarë, veçanërisht Arabia Saudite i kanë kaluar limitet.

Vendimi më i fundit u mor pasi çmimi i naftës ra mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga prilli.

Komentet nga disa zyrtare të OPEC-ut sugjeruan se ata ishin të shqetësuar se çmimet do të binin edhe më shumë.

Disa thanë se tregu për momentin është i furnizuar mirë ose mbifurnizuar. /BBC/