Programet e festave të fundvitit priten me shumë entuziasëm nga publiku, gjersa me këtë rast atyre u servohen plot performanca nga artistët shqiptarë.
“Op Labi Party” është një prej emisioneve më të ndjekura nga publiku, të cilët mezi presin ta shohin atë në datën 1 janar.
Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë moderatori Labi ka përgatitur plot surpriza për shikuesit, ndër to do të jenë edhe lojërat që artistët kanë bërë në Antalya të Turqisë.
Këtë vit ai ka vendosur që kodi i veshjes të jetë ngjyra e artë, ndryshe nga viti i kaluar, ku ishte e bardha.
Në rrjetet sociale, është publikuar një fotografi e cila shfaq artistët në një selfie në xhirimet e “Op Labi Party”, teksa vërehet qartë shkëlqimi i tyre me veshjet ngjyrë gold. /Telegrafi/