Telegrafi

Ons Jabeur dhe Iga Swiatek, në finalen e US Open për femra

Polakja Iga Swiatek dhe tuniziania Ons Jabeur janë finalistet e US Open që po zhvillohet në Nju Jork.

Në gjysmëfinale, Swiatek ishte më mirë se Arina Sabalenka nga Bjellorusia me 3:6, 6:1 dhe 6:4, ndërsa Jauber më mirë se Caroline Garcia nga Franca me 6:1 dhe 6:3.

Tuniziania, e cila ishte tashmë një finalist i Wimbledon këtë vit, iu nevojitën vetëm 66 minuta për të fituar, ndërsa lojtarja numër një në botë, Iga Swiatek kishte një luftë të ashpër për në finale që zgjati 2 orë e 13 minuta.

21 vjeçarja Swiatek ka arritur tashmë 56 fitore individuale këtë vit, dhe në finalen e saj të tretë të Grand Slam, ajo do të tentojë për titullin e saj të tretë.

28-vjeçarja tuniziane mundi kundërshtaren e saj pa ndonjë problem të madh dhe fitoi finalen e saj të dytë në katër turnetë e mëdhenj në dy muaj.

Në Wimbledon, ajo u ndal nga rusja Jelena Ribakina dhe tani ajo ka një shans të ri për fitoren e saj të parë në turneun Grand Slam. /Telegrafi/