Site icon Telegrafi

ONM: Ngritja e institucioneve të Vetting-ut, me rëndësi historike

ONM ka publikuar një deklaratë pas përfundimit të procedurave për ngritjen e institucioneve të vetting-ut, duke përshëndetur “përfundimin e aktiviteteve nga komisioni vlerësues në Zyrën e Avokatit të Popullit”.

“Janë shqyrtuar dokumentet e certifikuara të mbi 100 aplikuesve. Do të procedojmë me shqyrtimin e pavarur të të gjithë dokumenteve të paraqitura. Pas shqyrtimit, opinioni i përcillet Avokatit të Popullit, i cili vë në dijeni Kuvendin. Nisja e procesit të Vetting-ut do të jetë me rëndësi historike për Shqipërinë”, lexohet në deklaratën e ONM-së.

“Qytetarët meritojnë një gjyqësor të pavarur, efikas dhe funksional. Rivlerësimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është vendimtar”, shtohet në këtë deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version