Në takimin me zëvendësministren e Shëndetësisë, Mybera Mustafa, dhe kreun e QKUK-së, Ali Sadriu, delegacioni nga Tirana ka biseduar për qëllimin e MSH-së për funksionalizimin e Institutit Onkologjik të Kosovës si dhe për mundësitë e asistencës teknike e profesionale nga Tirana në funksionalizimin e shpejtë të tij.
Në këto takime është biseduar për nevojën e ndihmës së QSU të Tiranës për QKUK-në për trajnimin e personelit për dhënien e kimioterapisë dhe po ashtu edhe për aplikimin e radioterapisë.
Pritet që pas rekomandimeve që do të jepen, dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes midis QKUK-Kosovë dhe QSUT- Shqipëri, të caktohet edhe koha kur instituti Onkologjik do të startojë me punë në Kosovë. /Telegrafi/