Telegrafi

OnePlus Two prezantohet më 1 qershor?

OnePlus One është prezantuar edhe ka debutuar në prill të 2014, dhe tani pritjet janë që kompania kineze ta sjell modelin e ri të telefonit të saj në kohë të ngjashme.

Në faqen e saj në Google+, OnePlus e ka postuar një fotografi e cila mban mesazhin e qartë dhe thotë “koha për ndryshim”, duke aluduar në modelin e saj të ri të telefonit të cilin do ta sjell më 1 qershor.

Siç është thënë deri më tani, OnePlus Two do të sjell procesorin Snapdragon 810 CPU, me skanerin për gisht, mes tjerash.
Gjithashtu është thënë se OnePlus Two do ta ketë një çmim tjetër nga OnePlus One, mbase më të shtrenjtë pak. (Telegrafi)