OnePlus do të prezantojë një TV të ri “më të zgjuar” më 2 korrik. Tashmë është konfirmuar që pajisja do të jetë më e lirë se televizori i parë i kompanisë. Tani OnePlus ka marrë çertifikata për dy modele të reja, të shënuara si 32HA0A00 dhe 43FA0A00, të cilat dëshmojnë përmasat dhe dimensionet me 32 dhe 43 inç.
Në të njëjtën kohë, Amazon India ka publikuar një faqe në internet për njoftimin e ardhshëm, duke zbuluar çmimin fillestar për televizorin e ri të OnePlus, i cili është rreth 265 dollarë.
OnePlus, së bashku me Realme, janë pjesë e konglomeratit BBK Electronics. Meqenëse tashmë kemi parë njoftimin e modeleve të TV Realme me 32 dhe 43 inç, supozimi është se modelet OnePlus do të ndajnë mjaft veçori të harduerit me TV të Realme.
Sidoqoftë, produktet OnePlus në përgjithësi arrijnë me një çmim pak më të lartë, kështu që këto modele të reja të televizorëve mund të arrijnë me më shumë veçori premium.