Telegrafi

OnePlus sjell dy telefona të rinj këtë vit

Krijues i OnePlus One do ta ndjek suksesin kulmor të telefonit të saj të parë me modelin e ri OnePlus Two.

Megjithatë, përveç One Plus Two pritet që kompania ta lansojë edhe një model tjetër të telefonit të cilin do ta prezantojë në 2015.
Bloomberg kohët e fundit vizitoi selinë e kompanisë OnePlus në Shenzhen, nga e cila ajo e e ka paraqitur një raport të shkurtër me video.

Në këtë video, gazetari që raportoi pohoi se ne do të shohim një telefon të dytë të OnePlus që do të vijë së bashku me OnePlus Two, i cili do të lansohet në tremujorin e tretë.

Modeli i dytë i telefonit të OnePlus do të jetë "një model më i lirë", dhe i njëjti do të paraqitet në treg deri në fund të vitit".

OnePlus Tëo pritet të sjell karakteristika të shumta të avancuara, bashkë me procesorin e Qualcomm Snapdragon 810 CPU, si dhe sensorin e gishtave për sigurinë e telefonit. (Telegrafi)