Google do të përjetojë një vit mjaft të vështirë kur bëhet fjalë për lansimin e telefonave të rinj.
Pixel 4a është vonuar për disa muaj dhe lansimi i iPhone SE nga ana e Apple mund të fajësohet për këtë.
iPhone SE kushton 399 dollarë, dhe kjo është thjesht një ofertë shumë e mirë në krahasim me Pixel 4a.
Pixel 5 nuk do të ofrojë më shumë, pasiqë pajisja thuhet se do të vijë me procesorin e rangut të mesëm dhe jo me Snapdragon 865 të nivelit të lartë që fuqizon pothuajse çdo telefon premium në Android në vitin 2020.
Pixel 5 nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë me performancën e iPhone 12, dhe do ta ketë poaq të vështirë të konkurrojë kundër të gjithë modeleve tjera premium të Android 2020.
Në anën tjetër, për një kohë të gjatë është folur që OnePlus do ta lansojë telefonin e vet të rangut të mesëm së shpejti, diçka që kompania nuk e ka bërë me vite.
One Plus Nord do të mundësohet nga i njëjti çip Snapdragon 765 si Pixel 5, por mund të jetë dukshëm më i lirë se modeli i ri i telefonit të Google.
Tashmë raportohet se sasia e parë e OnePlus Nord është shitur para se blerësit të shihnin se si duket modeli i ri i telefonit nga prodhuesi i famshëm.