Telegrafi

OnePlus prezanton telefonin e ri me mbushës të shpejtë – për 5 minuta bateria mbushet 50 për qind

Kompania OnePlus ka prezantuar telefonin e ri OnePlus Ace. Bëhet fjalë për modelin e parë në kuadër të serisë së re të telefonave të kësaj kompanie.

Ekrani është AMOLED me madhësi 6.7 inç që ofron rezolucion FHD+ dhe 120 Hz përqindje rifreskimi, transmeton Telegrafi.

Specifikat tashmë janë të njohura, pasi OnePlus Ace ka ngjashmëri të madhe me Realme GT Neo3 – OnePlus dhe Realme janë prodhuar në kuadër të fushatës BBK.

Për dallim nga telefonat e tjerë nga linja e OnePlus, Ace ka disa dallime të vogla. Kur janë në pyetje kamerat, OnePlus Ace përdor sensorin kryesor prej 50 MP me OIS përkrahe.

Funksionon me sistemin operativ Android 12. E atë e vë në funksion bateria me kapacitet 4500 mAh, dhe mbushësi i shpejtë prej 150 W SuperVOOC.

Në OnePlus pretendon se bateria mund të mbushet deri në 50 për qind për vetëm pesë minuta nëse mbushet me mbushësin e lartpërmendur.

OnePlus Ace është i qasshëm në treg në ngjyrë të zezë dhe të kaltër, e fillimisht do të shfaqet në tregun kinez.

Çmimi i telefonit sillet rreth 390 dollarë për modelin 8/128 GB, 420 dollarë për 8/256 dhe rreth 465 dollarë për 12/256 GB. /Telegrafi/