Telegrafi

OnePlus One Mini vjen më 12 tetor

Kompania kineze po e mban një konferencë shtypi në Indi në të cilën besohet se do ta prezantojë modelin e ri të telefonit të saj – variantin e ri OnePlus One Mini ose në një tjetër model, i cili besohet se do të quhet OnePlus X.

Dhe deri më sot janë publikuar një numër i specifikimeve të modelit të ri OnePlus One Mini, i cili përfshin një procesor MediaTek Helio X10 dhe 2GB RAM, plus ekranin me 5 inç me rezolucion Full HD prej 1920 x 1080 pikselësh.

OnePlus One Mini është përfolur se do të sjellë edhe 32GB memorie të brendshme, plus dy kamerat në të dyja anët e telefonit. Në pjesën e pasme thuhet se do të jetë kamera e Sony IMX258 13MP me sensor që mund të regjistrojë 4K Ultra HD video.

Më OnePlus One Mini gjithashtu është thënë se do ta ofrojë edhe baterinë me 3000 mAh, QuickCharge 2.0 dhe USB Type-C, ndërsa modeli i ri i telefonit pritet të shitet për rreth 250 dollarë. (Telegrafi)