CEO i OnePlus, Pete Lau, mori pjesë në takimin e sotëm Qualcomm Snapdragon Technology në Hawaii për të bërë një njoftim të habitshëm: pajisja e parë për tregun botëror me procesorin më të ri Qualcomm Snapdragon 855 do të prodhohet nga OnePlus.
Ndërsa pajisjet e OnePlus tradicionalisht paraqesin procesorin më të fundit dhe më të ri Snapdragon, nderi i të qenit i pari në treg zakonisht shkon tek Samsung, kryesisht me serinë e Galaxy S.
Lau nuk shpjegoi se çfarë, saktësisht, ky telefon OnePlus do të jetë. Nëse do të jetë i pari në treg me procesorin më të ri SP, kjo do të thotë se do të lansohet përpara Samsung Galaxy S10, i cili pritet të shfaqet në fund të shkurtit.
Kjo do të ishte shumë herët për të njoftuar një telefon të ri OnePlus, duke konsideruar OnePlus 6T që u lansua vetëm në fund të tetorit.
Ndoshta telefoni OnePlus me Snapdragon 855 do të jetë telefoni i bazuar në 5G, i paralajmëruar në fillim të këtij viti. Në fakt, një njoftim për shtyp i OnePlus dërguar tek Android Authority konfirmoi se telefoni i parë tregtar 5G që ateron në Evropë do të jetë gjithashtu një pajisje OnePlus.
Nuk mund të thuhet me siguri, por është një bast i mirë që OnePlus do të nxjerrë një telefon me Snapdragon 855 dhe 5G në Evropë dhe ndoshta vende të tjera, përpara fundit të shkurtit.
Kjo pajisje e pavarur nuk do të ishte OnePlus 7, por një linjë e re telefonash nga kompania. /Telegrafi/