Telegrafi

OnePlus i ka shitur 1 milionë telefona

Më parë gjatë këtij viti kompania kineze filloi duke lejuar shitjen e hapur të telefonit të saj për çdo të marte, ndërsa tani telefoni i saj do të jetë i lirë për shitje dhe në dispozicion për tu blerë në secilën ditë të javës nga faqja e saj e internetit.

OnePlus tha se deri më tani ka shitur mbi 1 milion njësi të telefonave të saj OnePlus One që nga nisja dhe debutimi zyrtar i këtij modeli një vit më parë, dhe se tani ka mbi 700 të punësuar.

OnePlus tani është duke u përgatitur për të nisur modelin e saj të ardhshëm, OnePlus Two, i cili do të fillojë të shitet më vonë këtë vit. (Telegrafi)