Kompania kineze e prodhimit të pajisjeve të zgjuara, mund ta lansojë telefonin e ri gjatë muajit që vjen, nëse lajmi i rrjedhur del të jetë i vërtetë.
Viteve të fundit, OnePlus i ka mahnitur klientët, me pajisje shumë të avancuara, ndërsa ditëve të fundit e ka promovuar një model të ri, që është shumë më i lirë se modelet rivale nga Apple apo Samsung, transmeton Telegrafi.
Sipas një adoleshenti në Indi, ku popullariteti i OnePlus është shumë i madh, thuhet se dihet data kur do të lansohet ky telefon.
“Mirë, do të ndalojë me spekulime dhe t’ju tregojë se OnePlus 7 Series do të lansohet gjatë muajit që vjen, pikërishte me 14 maj 2019” thuhet në postmin e tij në Twitter.
Bashkë me të, pritet të lansohet edhe OnePlus 7 Pro, për të cilën informatat janë shumë më të pakta.
Deri më tani, në fotografitë zyrtarë, shihet se OnePlus 7 do ta ketë një kamerë sipër, e cila mund të kthehet sërish brenda. /Telegrafi/
Okay, so I’m gonna stop with the estimations and give you all what you want. I can confirm that #OnePlus7 Series is launching globally on “14th May” 2019! Exactly 1 month left for #OnePlus‘ Flagship Killer to be revealed! According to earlier leak: #GoBeyondSpeed! #OnePlus7Pro pic.twitter.com/KlUpHjZms7
— Ishan Agarwal (@ishanagarwal24) April 14, 2019