Telegrafi

OnePlus 5T lansohet zyrtarisht më 16 nëntor?

OnePlus po mbajnë një ngjarje për shtyp më 5 nëntor, në të cilën kompania pritet të bëjë zyrtar telefonin e saj më të ri OnePlus 5T. Dhe pas këtij lajmi tani duket se do të mund të kemi një datë të saktë të lansimit për modelin e ri të telefonit të OnePlus.

Sipas një raporti të kohëve të fundit, OnePlus 5T do të lansohet më 16 nëntor 2017. Kjo duket të jetë data e lëshimit të telefonit të ri të avancuar në Android në Indi, ku pajisja do të jetë ekskluzive për Amazon.

OnePlus 5T do të vijë me procesorin e Qualcomm, Snapdragon 835 dhe do të shfaqet me ekranin prej 6 inç. Ekrani i telefonit thuhet se vjen me një rezolucion FHD + prej 2160 x 1080 pikselësh. Specifikat tjera të përfolura përfshijnë 8GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme.

OnePlus 5T gjithashtu do të vijë me disa kamera të reja. OnePlus 5T duket sikur do të ketë dy kamera 20 prej megapikselëve në anën e pasme të pajisjes. Do të ketë gjithashtu një kamerë të avancuar përpara.