Telegrafi

OnePlus 5 debuton më 20 qershor, sjell edhe versionin me 8GB RAM

OnePlus do ta mbajnë konferencën e tyre për media më 20 qershor. Në këtë ngjarje kompania kineze do ta bëjë debutimin zyrtar të  modelit të ri të telefonit të saj – OnePlus 5.

Telefoni do të vijë me ekranin prej 5.5 inç në QHD me një rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve dhe do të mundësohet nga procesori i ri Qualcomm Snapdragon 835. OnePlus 5 do të vijë edhe me kamera të avancuara në pjesën e përparme dhe të prapme.

Edhe më parë është thënë se kompania do të sjell dy versione të OnePlus 5, një me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse, tjetrin me 8GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Sipas Evan Blass, versioni 8GB i OnePlus 5 do të jetë ekskluziv për Amazon në Indi dhe se telefoni do të bëhet zyrtar më 22 qershor 2017 për tregun e madh indian.