Kohët e fundit është folur shumë në lidhje me një version të ri dhe të përditësuar të OnePlus 3. Modeli i ri i telefonit pritet të quhet OnePlus 3T dhe tani duket se kemi disa detaje mbi çmimin e këtij modeli.
Sipas Evan Blass, OnePlus 3T do të kushtojë për 80 dollarë më shumë sesa OnePlus 3, që do të thotë se pajisja do të shitet për rreth 480 dollarë.
OnePlus 3T është përfolur të vijë me një procesor Qualcomm Snapdragon 821 ndërsa OnePlus 3 aktual vjen me një procesor Qualcomm Snapdragon 820.
Ende nuk ka detaje zyrtare për OnePlus 3T, por një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejtë.