Telegrafi

OnePlus 3T lansohet më 15 nëntor

Gjatë ditës së djeshme Qualcomm ka njoftuar se OnePlus 3T do të mbështetet nga procesori i tyre, Snapdragon 821.

Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga OnePlus të cilët kanë pohuar se do të përdorin këtë procesor në telefonin e ardhshëm.

OnePlus poashtu ka bërë të ditur përmes një cicërrime në Twitter se do të mbajë një konferencë mediale më 15 nentor ku do të zbuloj telefonin më të ri të kompanisë.

Deri tani ende nuk ka detaje mbi specifikat që do të përmirësohen në modelin e ri, OnePlus 3T.  Pajisja spekulohet se do të kushtojë 80 dollarë më shumë se OnePlus 3, kështu që do të ketë një çmim prej rreth 480 dollarëve.