Site icon Telegrafi

OnePlus 3 shfaqet edhe në video!

Jo shumë kohë më parë OnePlus 3 është bërë zyrtar, ndërsa tani telefoni do të zbulohet në një konferencë shtypi e cila do të mbahet më 15 qershor.

Tani OnePlus ka lëshuar një video të re ngacmuese për pajisjen e saj të re, të cilën ju mund ta shihni më poshtë, edhepse për fat të keq videoja nuk na jep asnjë informacion më shumë sesa që ne dimë tashmë.

Deri tani thashethemet kanë sugjeruar se OnePlus re 3 do të vijë me një ekran me diagonalen prej 5.5 inç në Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, plus procesorin Qualcomm Snapdragon 820.

Pajisja do të jetë në dispozicion në dy versione të ndryshme.

Një nga versionet e OnePlus 3 do të vijë me 4GB RAM dhe 32GB memorie, e tjetri do të vijë me 6GB RAM dhe 64GB memorie, bashkë edhe me kamerat e dyfishta. Kamera e përparme të pajisjes do të ketë 8 megapikselë dhe kamera e pasme do të vijë me 16 megapikselë.

OnePlus 3pritet të bëhet zyrtar në një ngjarje për shtyp më 15 qershor dhe do të dal në shitje në 16 qershor, me çmimin që fillon prej  349 dollarë.

 

Exit mobile version