Telegrafi

OnePlus 3 në Mbretërinë e Bashkuar nga 29 shtatori

OnePlus ka njoftuar se OnePlus 3 do të jetë në dispozicion ekskluzivisht tek operatori mobil britanik O2, duke filluar nga 29 shtatori.

OnePlus 3 mundësohet me kontrata të ndryshme tek operatori britanik, duke filluar prej 28 funtave në muaj, pa pagesa në avans.

Telefoni i kompanisë kineze është sensacioni i këtij viti në Android, dhe i njëjti ka gjeneruar kërkesë të jashtëzakonshme në shumë tregje të ndryshme anekënd botës.

Mbetet të shihet nëse edhe në tregun tonë do të arrijë ky model i telefonit që përpos shumë karakteristikave të avancuara sjell edhe 6GB RAM.