Telegrafi

OnePlus 3 lansohet më 7 prill?

Shumicës mund tu kujtohet lansimi që OnePlus pati bërë për telefonin e ri OnePlus 2 në VR.

Por kësaj radhe pritet që kompania kineze ta lansojë modelin e ri të telefonit të saj OnePlus 3. Tani pritet që më 7 prill të bëhet zyrtarizimi i modelit të ri të telefonit OnePlus 3 në një ngjarje në Pekin.

OnePlus 3, thuhet se do të vijë me ekranin prej 5.5-inç në 1080 x 1920 FHD. Procesori i këtij modeli thuhet se do të jetë Snapdragon 820 në quad-core CPU, Adreno 530 GPU, 4GB RAM dhe 32GB memorie.

Kamera kryesore pritet të sjell 16MP, ndërsa kamera e përparme thuhet se do të ofrojë 8MP.

Ndërfaqja e telefonit do të jetë në OxygenOS, e ndërtuar mbi Android 6.0.1.