OnePlus 13 është telefoni i ardhshëm kryesor nga marka e njohur kineze, por duket se do të vijë me disa ndryshime të mëdha.
Sipas një informatori me nofkën DigitalChatStation, telefoni premium OnePlus 13 mund të mos ketë mbështetje për karikim me valë.
Për hir të krahasimit, paraardhësi i tij – OnePlus 12, ka mbështetje për karikim me valë 50 W, si dhe karikim të shpejtë 100 W për një bateri 5400 mAh.
Nga ana tjetër, OnePlus 13 supozohet të ketë një bateri më të madhe (6000 mAh), por pritet të ofrojë vetëm një opsion karikimi të shpejtë 100 W.
Nuk dihet ende se cila është arsyeja e heqjes së mbështetjes së karikimit të shpejtë, por ka mundësi që një prej tyre të jetë edhe zbatimi i një baterie më të madhe.
Raportohet se është vonuar edhe njoftimi i disa produkteve të tjera të OnePlus si OnePlus Pad 2, OnePlus Watch 3, OnePlus Buds 3. /Telegrafi/