Pasi u dhanë disa detaje rreth telefonit të saj të ri gjatë javës së kaluar, OnePlus më në fund ka zbuluar OnePlus 10 Pro në Kinë.
Megjithatë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, edhe tani, ka ende disa gjëra të mbetura në mister, si çmimi i lansimit të tij kur të dalë në shitje në Kinë më 13 janar ose kur do të jetë i disponueshëm diku tjetër.
Ndryshe, OnePlus ka thënë vetëm se do të dalë globalisht më vonë në vitin 2022.
Por ajo që dimë është se me specifika të fuqishme dhe kamera të mprehta, OnePlus 10 Pro mund të jetë një nga telefonat më të mirë të lëshuar në 2022.
Sidoqoftë, është bërë e ditur se OnePlus 10 Pro mundësohet nga procesori Snapdragon 8 Gen 1 i Qualcomm, dhe pajisja përdor OxgenOS 12 bazuar në Android 12.
Dihet gjithashtu se ka një modem Snapdragon X65, i cili mbështet rrjetet 5G, frekuencat dhe gjatësitë e valëve, si dhe shpejtësitë maksimale të shkarkimit deri në 10 Gbps.
Ai do të ketë deri në 12 GB RAM LPDDR5 dhe deri në 256 GB memorie UFS 3.1, të cilat janë të njëjtat specifika të ofruara nga OnePlus 9 Pro i vitit të kaluar.
OnePlus 10 Pro vjen me një ekran OLED 6.7 inç si paraardhësi i tij, dhe frekuenca e rifreskimit është 120 Hz, gjë që është pozitive për shfletimin në internet dhe lojërat.
Dy ngjyra do të jenë në dispozicion të klientëve, “jeshile pyjore” dhe e “e zeza vullkanike”. /Telegrafi/