Telegrafi

OneNote për iPad

Gjithashtu, OneNote sjell edhe risi në versionin për iPhone. Ndërfaqja është e bazuar në fletëza, ndërsa është mundësuar krijimi i shpejtë i shënimeve në seksionin Unified Notes dhe shfaqja e tabelave, aplikacioni është lokalizuar në disa gjuhë dhe tregje të rinj, e është përmirësuar edhe përvoja e lidhjes në Windows Live.

Aplikacioni për punë kërkon më së paku iOS 4.3, dhe llogari shfrytëzuese në Windows Live ashtu që shënimet të mund të sinkronizohen me shërbimin “në re” të Microsoft për deponimin e të dhënave SkyDrive. Shërbimi është në dispozicion pa pagesë për 500 shënime aktive, e hapësira e pakufizuar për deponim mund të sigurohet me çmimin prej pesë dollarë për iPhone, respektivisht 15 dollarë për iPad. /Telegrafi/