Telegrafi

OneNote për Android

Shënimet sinkronizohen me shërbimin “në re” të Microsoftit SkyDrive, ndërsa ato mund të qasen edhe përmes shfletuesit të Internetit ose aplikacioneve klient në kompjuter ose pajisjet portative. Ndërfaqja e aplikacionit për Android ofron mundësinë e formatimit elementar të tekstit, qasjen e shpejtë tek shënimet e fundit, dhe mundësinë e qasjes së shpejtë tek kamera për vendosjen e fotografisë tek shënimet.

Aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë nga Android Market, e në versionin pa pagesë mund të krijohen deri në 500 shënime. Për pesë dollarë Microsoft ofron numër të pakufishëm të shënimeve. /Telegrafi/