Telegrafi

O’Neill i kundërpërgjigjet Benitez

Duke folur pas fitores 3-0 ndaj Peterborough, O’Neill ka hedhur poshtë thëniet e Benitez se Barry është transferuar në Manchester City më shumë për para se për ambicie, duke thënë se Liverpooli në fakt kurrë nuk kishte bërë interesim për lojtarin.

“Liverpooli ishte i njoftuar me çmimin që ne kërkonim. Ata nuk vendosën kontakte me ne dhe kurrë nuk kanë ofruar ndonjë para, andaj ishte zgjidhje vetëm e Gareth. Liverpooli mendonte se ai do të nënshkruante me ta si dhuratë, këtë pritnin”, ka thënë O’Neill.