Telegrafi

O’Neal tregon se si i harxhoi një milion dollar për një orë – sot zotëron pasuri në vlerë 400 milionë dollarë, ndërsa i falënderohet një njeriu

Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, e ka pranuar se nuk e kuptonte se si funksiononin taksat kur ai filloi të bënte shumë para në fillim të viteve ’90, gjë që e mësoi rrugës.

Kur O’Neal nënshkroi kontratën e tij të parë miliona dollarëshe me Orlando Magic, ai harxhoi çekun brenda një dite, duke blerë makina luksoze dhe stoli në vlerë 1 milion dollar.

“Pasi mora rrogën e parë, shpenzova brenda orës 1 milion dollarë. Bleva disa makina luksoze, stoli dhe një biletë për Las Vegas”.

O’Neal tregon se si një drejtor i bankës i tregtoi se si duhet të paguhen taksat, duke ia nxjerrë edhe harxhimet që kishte bërë.

“Unë kisha një milion, por nuk mund të harxhoja një milion. Nuk kisha njohuri për taksën shtetërore dhe tatimin mbi të ardhurat. Më thanë se nëse do të vazhdoja kështu do të falimentoja”, tregon O’Neal.

Por vetëm derisa O’Neal nënshkroi me Los Angeles Lakers në vitin 1996, filloi të mendonte për biznes. Kjo erdhi pjesërisht falë ish-legjendës së LA Lakers, Magic Johnson.

“Kur arrita te LA, [Johnson] më tha: ‘Shaq, është në rregull të jesh i famshëm, por në një moment, ti duhet të fillosh të zotërosh gjëra”, tregon O’Neal.

O’Neal dëgjoi këshillat dhe sot, ai ka raportuar një pasuri në vlerë rreth 400 milionë dollarë.

Ai ka një perandori biznesi që përfshin restorante, palestra fitnesi, larje makinash, linjë të tij të produkteve dhe një partneritet me restorantet e pizzave Papa John’s. /Telegrafi/