Site icon Telegrafi

O’Neal: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do të thotë paqe në Ballkan

Ndërmjetësuesi në kontestin Maqedoni-Greqi, Robin O’Neal, konsideron se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s pa anulim të mëtutjeshëm. Sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do të kontribuonte për paqe në Ballkan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E mbështes fuqishëm nismën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s pa anulim të mëtutjeshëm. Maqedonia tashmë është theksuar me mbështetje rekorde për operacionet e NATO-s, madje edhe pa qenë anëtare e Aleancës”, deklaroi ambasadori dhe ndërmjetësi në kontestin Maqedoni-Greqi, Robin O’Neal për programi “Zëri i popullit” në Radio Maqedonia e Lirë.

“Me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO, Maqedonia do të luajë rol të rëndësishëm në sigurimin e stabilitetit të rajonit ballkanik. Me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të bien të gjitha idetë dhe orekset për shtete të mëdha ose skenare tjera, respektivisht idetë për ndryshim të hartës gjeopolitike të Ballkanit”, thotë O’Neal.

Ambasadori britanik konsideron se Maqedonia tani duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO si IRJM dhe të mos lejohet asnjë pengesë nga ana e Greqisë në rrugën për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë./Telegrafi/

Exit mobile version