Telegrafi

One Plus X do të kushtojë 220 dollarë

Sipas Leaksfly, modeli m ë i ri i telefonit nga kompania kineze do të lansohet me çmim prej vetëm 220 dollarëve. Informata ka qarkulluar në Weibo, që është një lloj Twitteri i Kinës.

Sipas listimit të OnePlus X në Tenaa, shihet se pajisja do të fuqizohet nga procesor katër bërthamor 2.0 GHz, RAM memorie prej 3 GB dhe hapësirë të brendshme prej 16 GB.

Ndër të tjera, OnePlus X do të jetë i paisur me ekran 4.99” me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselësh, kamerat 13MP/8MP dhe do të punojë me Android Lollipop 5.1.1