Telegrafi

One M9+ po vjen edhe në Evropë

Edhe pse nuk dihet ende se në cilat vende do të jetë në dispozicion, pritjet janë që të paraqitet online tek disa shitës me pakicë, dhe të debutojë në Holandë fillimisht, për tu pasur më pas edhe në vendet tjera evropiane.

Sipas informacioneve që kanë rrjedhur deri më tani merret vesh se telefoni do të shitet për një çmim prej 760 eurove.
One M9+ mbështetet në procesorin MediaTek MT6795T, ekranin me 5.2-inç në QHD, 3GB RAM dhe 32GB memorie dhe 2,840 mAh.

Kamera kryesore e telefonit sjell 20MP f/2.2 bashkë edhe me kamerën e përparme me 4MP UltraPixel, sensorin për gisht dhe Android 5.0 Lollipop. (Telegrafi)