Telegrafi

One Direction kurrë nuk do të ndahet

One Direction që njihen për hitin “Little Things” janë tejet të lidhur me njëri tjetrin, aq shumë sa që thonë se nuk mund të paramendojnë një ndarje të tyre për të filluar karriera vetanake.

“Unë nuk do ta bëja këtë. Ne jemi të gjithë së bashku tani dhe kjo është e tëra”, ka thënë Niall në një emision televiziv.

Zayn Malik u pajtua me të duke shtuar: “Nuk e vë në dyshim këtë”.

Louis Tomlinson sqaroi më tutje se sa të mira janë marrëdhëniet e tyre: “Ne po kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Do të ishte gabim po që se do të ndaheshim”, ka theksuar Tomlinson.

One Direction është grupi më i suksesshëm i kohës me miliona kopje të albumti të tyre debutues tashmë të shitura nëpër botë, ndërsa bashkë me Rita Orën, ata konsiderohen sensacionet me të mëdha të muzikës britanike.