Sekreti: stilisti i saj, Serge Normant, ka studiuar një rrugë të mesme mes kaçurrelave dhe rricave të shkrifëta. Mund t’i realizoni në dy mënyra.
Nëse keni flokë të çrregullt, thajini më parë me tharëse dhe me një furçë gjysmë rrumbullake për t’i krijuar format që rregullohen në fund me mashë. Formojini kaçurrelat me gjerësi të ndryshme, për të pasur një dukje sa më “casual” dhe t’i shmangni ondet perfekte.
Kush ka flokë kaçurrelë, duhet t’i thajë me difuzor, t’i fiksojë ondet me karfica, derisa të thahen dhe më pas të kalohen në mashë. Në të dy rastet, për një rezultat sa më perfekt, përdoreni shkumën.
Mbi flokët e thatë mund të përdoret një llak që i lë ondet elastike dhe të rrjedhshme. /Telegrafi/