Telegrafi

Onati thotë se është fans i Erza Muqollit! (Foto)

Reperi i njohur Onat, ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, një fotografi ku shihet bashkë me këngëtaren e vogël Erza Muqollin, shqiptaren 10 vjeçare e cila është shumë e suksesshme në Francë.

Lexo po ashtu Erza, shqiptarja që mahniti Francën këndon “Kuq e zi” (Video)

Ai shihet shumë i lumtur pranë saj, madje ka habitur të gjithë, teksa në mbishkrimin e fotos, ka shkruar se është fans i Erzës.

“Unë jam fans i yti Erza Muqolli, suksese”, ka shkruar Onat. Fotoja ka marrë me mijëra pëlqime, si dhe komente të mira.

Përndryshe, projekti i fundit i Onatit mbetet kënga “BS”, të cilën e solli në bashkëpunim me Getoar Selimin, pesë muaj më parë./Telegrafi/